Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U dënua 5 herë nga Serbia për ngritjen e flamurit kuq e zi, Mustafi: Do e bëja përsëri

NULL NULL
19.09.2024 23:33
Politikani, Ragmi Mustafi
Politikani, Ragmi Mustafi

Politikani, Ragmi Mustafi është dënuar për të pestën herë radhazi nga Serbia, shkaku i ngritjet së flamurit kuq e zi më 28 nëntor.

Por, Mustafi nuk është pishman për këtë, dhe në Edicionin Special tha se nëse do të ishte në të njëjtën situatë, do ta bënte përsëri, duke i marr parasysh dhe pasojat, njofton Klankosova.tv.

“Nëse do të isha ende në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar tash e dy vite, as nuk jam punëtor, por ashtu siç e kam thekuar në gjykatë, po të isha përsëri në të njëjtën situatë, në një funksion tjetër, me vetëdije të plotë do ta bëja të njëjtën gjë pavarësisht pasojave”, u shpreh politikani.

“Sepse ngritja e flamurit kombëtar shqiptar, në ditën e flamurit kombëtar është i nderuar nga respekti për identitetin shqiptar, dhe jo për qëllim të fyerjes ndaj Serbisë”, shprehet tutje ai.

Po ashtu, Mustafi thotë se nuk është ai i vetmi që është dënuar nga Serbia për këtë akt.

“Nuk jam vetëm unë ta bëjmë të qartë. Të gjithë ata që më 28 nëntor iu është nisur procedura e kundërvajtjes”, deklaroi Mustafi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.