U.D e drejtoreshës së ShSKUK-së: Për herë të parë, Onkologjia do të digjitalizohet (VIDEO) NULL NULL 11.05.2023 18:53 11.05.2023 18:53 Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, Narqize Arenliu – Hoxhaj, ka thënë se në Klinikën e Onkologjisë do të merren hapa në përmirësimin e gjendjes së kësaj klinike. Ajo tha se bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe bordin kanë formuar një ekip të ekspertëve të cilët kanë marrë evidenca për të gjitha kërkesat e nevojshme për funksionalizimin e Onkologjisë. “Tashmë e kemi një pasqyrë të qartë se çka ka nevojë ajo klinikë, ndërsa sot e kemi proceduar planin për infrastrukturë në Zyrën e Prokurimit. Hapësirat do të ndryshojnë, do të ketë më shumë hapësira ku do të marrin terapinë e po ashtu për herë të parë do ta bëjmë digjitalizimin, kartelat e pacientëve të cilët do lajmërohen me kohë për marrjen e terapisë”, është shprehur Arenliu – Hoxhaj për Klan Kosova. Tutje, ajo tha se deri në fund të vitit do të bëhet edhe shpërndarja e terapive për pacientët në Prizren dhe Pejë. “Në anën tjetër, së shpejti do të bëjmë edhe decentralizimin, pra, do të fillojmë me terapi tabletare në Prizren dhe Pejë, shpërndarjen e terapive tabletare. Pra, kjo do të ndodhë deri në fund të viti”, tha ajo, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS
Kosova Peleshi: Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë 17/04/2023