15:02, 20 Maj 2019

Prokuroria Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamenti i Krimeve të Rënda, u ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orëve të dyshuarve me inicialet I.O., I.B., A.Th., M.M., Rr.H., E.L., dhe Z.J., me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Fajde dhe Detyrim”.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Policia ka zhvilluar aksionin e bastisjes në disa lokacione të Prishtinës, me ç’ rast ka arrestuar të dyshuarit e lartcekur, transmeton Klan Kosova.

“Me urdhër të prokurorit të çështjes, të njëjtit janë ndaluar për 48 orë, ndaj të cilëve pritet që në afatin ligjor të ushtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Avokati i “Currit”: Ai është arrestuar për fajde, por s’ka të bëjë asgjë me rastin

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë