15:30, 11 Janar 2019

Ky dimër do të mbahet mend edhe për disa poza që janë cilësuar si të guximshme dhe ‘të çmendura’. Por flasim për fotot e shkrepura në dëborë me rrobabanjo apo bikini, pavarësisht temperaturave në minus.

Lojën e nisi për këtë vit supermodelja e njohur Kendall Jenner, e cila në fillim të janarit u shfaq me një palë bikini rozë në mes të dëborës.

Pak ditë më parë, shembulli u ndoq edhe në Shqipëri nga këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj që do të guxonte të ekspozonte format e saj me rrobabanjo të kuqe në dëborën e Brezovicës teksa pushonte me familjen dhe miqtë e saj.

E radhës është këngëtarja Ledina Çelo, e cila në formën e saj ka realizuar foton e guximshme gjatë këtyre ditëve pushimi në Austri me familjen e saj. Në ballkonin e shtëpisë ku po qëndron, Ledina ka pozuar me rrobdëshambër të bardhë, ndërkohë që shihet qartë që bora ka arritur një trashësi prej disa centimetrash.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë