U arrestua në Zvicër, prokuroria kërkon paraburgim për Noizyn NULL NULL 10.07.2025 10:15 10.07.2025 10:15 Pas arrestimit të shtunën e kaluar (5 korrik) nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut, ndaj reperit të njohur shqiptar, Noizy është kërkuar masa e paraburgimit. Sipas medias zvicerane ne shqip LeCanton27.ch, arrestimi i tij u bë me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme, e cila ka njoftuar se 38-vjeçari akuzohet për disa vepra penale, transmeton Klankosova.tv. “Prokuroria Publike po zhvillon procedura penale kundër reperit shqiptar…” , ka deklaruar sot për gazetën zvicerane ne shqip LeCanton27.ch Erich Wenzinger zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik dhe Departamentit te Drejtësisë te Punëve të Brendshme. Prokuroria Publike ka paraqitur një padi në Gjykatën e Masave Shtrënguese-ZMG. Megjithatë, sipas tij, ende nuk është shpallur një vendim. “Për më tepër, nuk mund të japim informacione të mëtejshme për shkak hetimeve dhe procedurave në vazhdim, deri në shpalljen e një vendimi përfundimtar”, tha tutje ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Katër deputetë të Listës Serbe votojnë për, Guri: Duan t'i fshehin marrëveshjet me Listën Serbe (VIDEO) 8 minuta më parë
Lajme Spiropali në Bullgari: I rëndësishëm, përshpejtimi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE 29 minuta më parë
Kosova Guri: Deputetët e VV-së me përqeshje më kanë quajtur "bebe e Janjenvë" (VIDEO) 32 minuta më parë