Lajmet e fundit

Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi ishte arrestuar dhe ndodhej në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 09:50, shtetasi Enea Shparthi, banues në Vlorë, është konstatuar në gjendje të rënduar shëndetësore në dhomat e shoqërimit, transmeton Klankosova.tv.
32-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku në orën 10:05 mjekët kanë konfirmuar se ai kishte ndërruar jetë.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë arresti kardiak.
Shparthi ishte arrestuar në flagrancë më 29 gusht, rreth orës 23:00, për veprën penale “Vjedhja”.
Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.