Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tyson Fury rikthehet në ring në vitin 2026-të

NULL NULL
03.07.2025 08:24
Tyson Fury
Tyson Fury

Tyson Fury, raportohet se do të dalë nga pensionimi do t’i kthehet sërish boksit.

Kjo pritet të ndodh gjatë vitit 2026-të.

Kjo u bë e ditur nga njeriu më me ndikim në botën e boksit, Turki Alalshikh, i cili tha se foli me Gypsy King dhe i premtoi atij se do të kthehej vitin e ardhshëm.

“Fola me të, kam fjalën e tij se do të jetë pjesë e Sezonit të Riadit në vitin 2026. Kemi ende punë për të bërë”, tha ai transmeton Klankosova.tv.

Ndeshja e fundit e e Furyt, u zhvillua për herë të fundit në ring vitin e kaluar.

Në dhjetor, britanku u ndesh për herë të dytë kundër Oleksandr Usyk dhe humbi me vendim unanim.

Ishte humbja e tij e dytë në karrierën e tij profesionale.

Po ashtu edhe e para u shkaktua nga Usyk.

Ajo ndeshje u zhvillua në maj të vitit të kaluar, ishte një ndeshje për kampionin absolut të peshave të rënda dhe ndeshja më e madhe e boksit të shekullit të 21-të.

Gipsy King, fitoi atëherë, gjithashtu me vendim të gjyqtarëve, dhe Fury regjistroi humbjen e tij të parë.

36 vjeçari.  ka fituar 34 herë, 24 me nokaut, dhe fitorja e tij e fundit ishte në vitin 2023 kur mposhti yllin e MMA-së, Francis Ngannou.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.