Tyson: Dueli i shekullit ishte zhgënjyes NULL NULL 03.05.2015 10:44 03.05.2015 10:44 Mike Tyson ka thënë që dueli i mbrëmshëm në mes të Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao nuk ishte në nivelin e “Duelit të shekullit”. Para kësaj përballje Tyson kishte parashikuar fitoren e Pacquiaos, por gjithashtu kishte thënë që ai është në një nivel shumë të dobët në krahasim me Muhamed Aliun dhe legjendat tjera të këtij sporti. Duelin e mbrëmshem ai e quajti zhgënjyes, duke thumbuar amerikanin Floyd Mayweather. “Kemi pritur pesë vjet për këtë duel. Zhgënjyes”, ka shkruar Tyson në Twitter. Floyd Mayweather arriti që të fitonte me pikë pas një perforamnce tejet defanzive, ku dominoi kryesisht filipinasi duke kënaqur publikun në sallë dhe anë e mbanë botës.