Twitter i hyn “fshesë” mbi tetë mijë llogarive që bënin propagandë për Vuçiqin NULL NULL 02.04.2020 16:57 02.04.2020 16:57 Rrjeti social Twitter ka vërejtur një aktivitet të mbi tetë mijë llogarive që zhvillonin propagandë për presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq. “Twitter Safety”, ka konfirmuar se janë gjithsejt 8 mijë e 558 llogari që do të largohen nga përdorimi. Këto llogari ishin shfrytëzuar për të bërë propagandë nga partia e presidentit serb si dhe vet Aleksander Vuçiq. Aktivitet të tillë Twitter ka ndërmarrë edhe në Turqi, Jemen, Katar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.