Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Twitter do të shkurtojë mbi 300 vende pune

NULL NULL
14.10.2015 09:19

Twitter është duke ngecur në konkurrencë me Instagram dhe Whatsapp, duke bërë që kompania të reagojë.

Shefi ekzekutiv, Jack Dorsey ka njoftuar së Twitter do të shkurtojë mbi 300 vende pune, si pjesë e planit për të rritur dhe për të bërë më efektive kompaninë.

“Jemi të detyruar të marrim disa vendime të vështira, por të domosdoshme në mënyrë që Twitter të rritet akoma më shumë”, ka shkruar ai.

Dorsey, që është emëruar në pozicionin e shefit ekzekutiv të hënën e kaluar, ka thënë sedo të shkurtohen 336 vende pune në të gjitha zyrat, në mbarë botën.

Ai ka thënë se secili prej të pushuarve do të marrë trajtimin e duhur, me përftime dhe ndihmë për të gjetur një punë të re, transmeton Top Channel.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.