10:16, 16 Prill 2019

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, ka thënë se Katedralja Notre Dame në Paris që dje u përfshi nga zjarri do të rindërtohet.

Madje në për rindërtimin e saj, Tusk, ka ftuar të gjitha vendet e BE-së që të marrin pjesë, transmeton Klan Kosova.

“Dua të them fjalë ngushëllimi dhe solidariteti me kombin francez, si një qytetar i Gdansk [Poloni] 90 përqind i shkatërruar dhe i djegur por i rindërtuar”, ka shkruar Tusk në Twitter.

“Nga Strasburgu, kryeqyteti francez i BE-së, thërras të gjitha 28 vendet anëtare që të marrin pjesë në këtë detyrë”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë