Turqia synon ta ulë numrin e rasteve me COVID-19 deri në fund të Ramazanit

Turqia synon ta ulë numrin e rasteve me COVID-19 deri në fund të Ramazanit

NULL NULL
1 week më parë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të mërkurën se dëshirojnë që ta ulin numrin e rasteve me COVID-19 deri në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Ne synojmë t’i japim një pushim vendit tonë gjatë muajit të Ramazanit dhe të përgatitemi për ditë më të mira pas Bajramit”, ka thënë ai derisa ka folur në një takim në Ankara.

I pari i shtetit turk ka thënë se ashpërsimi apo lehtësimi i kufizimeve duhet të jetë në përputhje me zhvillimin e pandemisë.

“Nëse ne mund ta ulim numrin e rasteve, ne do të jemi në gjendje që ta zhvillojmë sezonin e turizmit që presim ta hapim në muajin maj dhe aktivitetet e tjera ekonomike që krijohen nga turizmi”, ka thënë ai.

Prej kur ka nisur kampanja e vaksinimit më 14 janar në Turqi janë dhënë më shumë se 17.95 milionë vaksina kundër COVID-19, shkruan AA, transmeton Klan Kosova.

Më shumë se 10.54 milionë njerëz e kanë marrë dozën e parë të vaksinës, derisa doza e dytë e vaksinës iu është dhënë gati 7.41 milionë njerëzve.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve dhe vdekjeve, Turqia e ka kthyer orën policore gjatë vikendeve në zonat me rrezik të lartë derisa ka shtuar edhe disa kufizime të tjera, përveç masave kufizuese të veçanta për muajin e Ramazanit.