Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Turqia pret zbatim konkret të marrëveshjes Kosovë-Serbi

NULL NULL
19.03.2023 22:31
Albin Kurti Erdogan

Turqia e ka mirëpritur dakordimin e Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së arritur më 27 shkurt, për normalizmin e marrëdhënieve.

Ministria e Jashtme e këtij vendi me anë të një reagimin thekson se mbështet secilën iniciativë që synon normalizmin e marrëdhënieve mes dyja vendeve.

“Ne mirëpresim që në vazhdën e arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 27 shkurt 2023, në kuadër të udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për zbatimin e aneksit të lartpërmendur me marrëveshje më 18 mars 2023 në Ohër”, thekson MPJ-ja e Turqisë përcjell Klankosova.tv

Tutje Ministrja e Jashtme turke, shpreson që kjo marrëveshje do të respektohet dhe do të sjell rezultate.

“Vendi ynë ka kontribuar në proces, veçanërisht në çështjen e shpërndarjes së energjisë elektrike. Presidenti ynë së fundi ka pasur takime të ndara me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha iniciativat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosova dhe Serbia”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.