16:01, 9 Tetor 2019

Trupat turke kanë filluar një ofensivë në veri-lindje të Sirisë, e cila mund të çojë në konflikt të drejtpërdrejtë me forcat e udhëhequra nga kurdët, aleatë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan tha që operacioni kishte për qëllim të krijonte një “zonë të sigurt” të pastruar nga trupat kurde, e cila gjithashtu do të strehojë refugjatë sirianë.

Sipas Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, zonat civile u sulmuan nga aeroplanët luftaral turq.

Presidenti Donald Trump ka tërhequr trupat amerikane nga Siria veriore.

Vendimi i tij për të tërhequr përsëri ushtarët amerikanë nga postet pranë dy qyteteve kufitare pas një telefonate me Presidentin Erdogan gjatë fundjavës, ngjalli kritika të gjera brenda dhe jashtë vendit.

Kurdët – aleatët kryesorë të SHBA-ve në mposhtjen e grupit xhihadist Shteti Islamik (IS) në Siri – ruajnë mijëra luftëtarë të IS dhe të afërmit e tyre në burgje dhe kampe në zonat nën kontrollin e tyre dhe është e paqartë nëse ata do të vazhdojnë të mbahen në mënyrë të sigurt.

Konkurs Pune

Lexo më shumë