Lajmet e fundit

Turqia po pëson një disfatë të rëndë në shtëpi përballë Italisë në stadiumin e Bursas, duke qenë në prag të humbjes së dytë radhazi në kuadër të Nations League.
Rezultati i thellë 1-4 në favor të italianëve ka sjellë një revoltë të madhe në tribuna, transmeton Klankosova.tv.
Tifozët vendas kanë nisur vërshëllima të forta ndaj lojtarëve, ndërsa shënjestra kryesore e mllefit të tyre është bërë përzgjedhësi italian i Turqisë, Vincenzo Montella.
Përmes koreve të njëpasnjëshme nga shkallët e stadiumit, tifozët kanë kërkuar me zë të lartë largimin e tij, duke brohoritur thirrjet "Montella, jep dorëheqje!“.
🚨🇹🇷 Türkiye fans are demanding the resignation of manager Vincenzo Montella... they are chanting "MONTELLA RESIGN!" during the match vs Italy. 😳 (@emrekurtbay_) pic.twitter.com/6cnLhIT3kW
— EuroFoot (@eurofootcom) September 28, 2026
Ky shpërthim i pakënaqësisë së tifozëve vjen si pasojë e një periudhe mjaft zhgënjyese për përfaqësuesen turke, e cila krahas startit të dobët në këtë edicion të Nations League, vjen edhe pas eliminimit të hidhur që në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror.