Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Turqia me autogolin më amatoresk në Euro 2024, Portugalia në epërsi me dy gola

NULL NULL
22.06.2024 18:40

Portugalia ka marrë epërsinë prej dy golave ndaj Turqisë falë autogolit të Samet Akaydinit i cili shënoi në portën e tij në minutën e 29-të.

Akaydin shënoi në portën e tij, duke u munduar që ta pasonte topin te portieri, e të cilin nuk e shikoi se ka dalë nga porta për ta ndalur aksionin e mundshëm të Portugalisë.

Deri më tani, padyshim se ky është autogoli më amatoresk i shënuar në Euro 2024, njofton Klankosova.tv.

Ndeshjen në mes Turqisë dhe Portugalisë mund ta ndiqni LIVE në Klan Kosova dhe Artmotion.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.