Turqia kalon Iranin me numrin e të prekurve, bëhet shteti me më shumë raste në Lindjen e Mesme - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Turqia kalon Iranin me numrin e të prekurve, bëhet shteti me më shumë raste në Lindjen e Mesme

NULL NULL
18/04/2020

Rastet me koronavirus në Turqi janë rritur në 82,329, tha Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca të shtunën, duke kapërcyer Iranin fqinj për herë të parë dhe duke regjistruar totalin më të lartë në Lindjen e Mesme.

Një rritje prej 3783 rastesh në 24 orët e fundit e vuri Turqinë në vendin e parë në Lindjen e Mesme, njofton Klan Kosova

Koca tha se 121 njerëz të tjerë kanë vdekur, duke çuar numrin e vdekjeve në 1890. Gjithsej 10.453 njerëz janë shëruar nga koronavirus deri më tani dhe numri i testeve të kryera gjatë 24 orëve të kaluara arriti në 40.520, tha ministri, shkruan Reuters.

Ministria e Brendshme gjithashtu tha se ishte duke shtrirë kufizimet e udhëtimit në 31 qytete për 15 ditë të tjera duke filluar në mesnatën e së shtunës.

lajme të ngjashme