Turqia e shpreh gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen për arsimin në Kosovë

Turqia e shpreh gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen për arsimin në Kosovë

NULL NULL
2 months më parë

Bashkëpunimi në arsim dhe aftësim profesional ndërmjet Kosovës dhe Turqisë ishin tema e takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ministrin e Arsimit të Turqisë, Mahmut Ozer.

Në takimin e përbashkët ku ishin të pranishëm edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, u bisedua për planet e përbashkëta që pritet të konkretizohen me një marrëveshje të bashkëpunimit mes dy shteteve me fokus në fushën e teknologjisë së informacionit, zhvillimit profesional të mësimdhënësve, arsimit të lartë si dhe programet e shkëmbimit të studentëve e profesorëve.

Kurti falënderoi Ozer për përkrahjen e dhënë nga shteti turk për Kosovën, e veçanërisht mbështetjen në projekte të arsimit, si burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës.

Ozer theksoi gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen për arsimin në Kosovë në çfarëdo forme të nevojshme.

Duke shprehur kënaqësinë që vizita e parë e tij si ministër jashtë vendit po realizohet në Kosovë, ai u shpreh i lumtur me stabilitetin dhe prosperitetin në Kosovë, si dhe bashkëjetesën mes komuniteteve, që përfshinë edhe qytetarët turq, transmeton Klankosova.tv.