17:03, 10 Korrik 2020

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka nënshkruar një dekret që shndërroi Aya Sofya (Hagia Sophia) e Stambollit – themeluar si katedrale – në xhami.

Gjykatë e larta administrative e Turqisë të premten tha se ka anuluar një dekret qeveritar të vitit 1934 përmes së cilit ish-katedralja bizantine e Aya Sofya ishte kthyer në muze me famë botërore, njofton Klan Kosova.

Themeluar 1.500 vjet më parë si katedrale, osmanët e bënë Aya Sofyan xhami.

Ky objekt është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. UNESCO i kërkoi Turqisë të mos ndryshojë statusin e saj pa diskutim.

Por, myslimanët në Turqi kanë kërkuar prej kohësh që ajo të shndërrohet në një xhami, por anëtarët e opozitës laike kanë kundërshtuar këtë veprim. Propozimi ka ngjallur kritika nga liderët fetarë dhe politikë në të gjithë botën.

Kreu i Kishës Ortodokse Lindore ka dënuar propozimin, ashtu si dhe Greqia.

Dekreti i Erdogan i dorëzon kontrollin e xhamisë Ayasofya drejtorisë fetare të Turqisë për ta rihapur atë për adhurim.

Konkurs Pune

Lexo më shumë