Turqia dhuron 500 milionë euro për ujësjellësin në Qipron Veriore - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Turqia dhuron 500 milionë euro për ujësjellësin në Qipron Veriore

NULL NULL
18/10/2015

Në qytetin turk të Mersinit sot u hap zyrtarisht projekti për ujësjellësin që do të furnizojë me ujë të pijshëm Republikën Turke të Qipros Veriore.

Projekti me vlerë 500 milionë euro parashikohet të dërgojë 50 mijë metra kub ujë çdo vit për 50 vitet e ardhshme.

Ujësjellësi u përurua nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan dhe kryeministri Ahmet Dautollu, si dhe presidenti i Republikës Turke të Qipros Veriore, Mustafa Akinci dhe kryeministri Omer Sojer.

Për nga përmasat dhe vlera ekonomike, qeveria turke e cilëson këtë si projektin e shekullit./Shekulli.al