Turqia: Anëtari i arrestuar i ISIS-it organizoi sulme në Rusi dhe Gjermani NULL NULL 22.11.2019 10:45 22.11.2019 10:45 Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu ka identifikuar një të dyshuar kryesor të Shtetit Islamik të kapur nga forcat siriane në Siri si organizator i dyshuar i sulmit ndaj Rusisë dhe Gjermanisë. Turqia njoftoi javën e kaluar se kishte ndaluar një figurë “të rëndësishme” të ISIS-it por nuk e përmendi emrin e tij, transmeton Klan Kosova. Në një intervistë për Hurriyet, Soylu identifikoi ekstremistin e ndaluar si Yusuf Hub dhe e përshkroi atë si një anëtar të rangut të lartë të Shtetit Islamik që urdhëronte sulmin në Rusi në vitin 2018, si dhe sulmoi një supermarket në Hamburg të Gjermanisë. Ai tha që i dyshuari po mbahej dhe merrej në pyetje në Siri në një zonë të kontrolluar nga Turqia. “Ne kemi arrestuar një anëtar të nivelit të lartë të Shtetit Islamik i cili njihet si bombardues, si prodhues i një bombe dhe si një sulmues vetëvrasës”, tha Soyle për gazetën Hurriyet, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu, studentëve të UP-së: Faleminderit që po e vendosni Kosovën në hartat e suksesit 4 minuta më parë
Kosova Inspektorati i Arsimit merr në duar jashtëligjshëm kompetencat e DKA-së në Gjilan, anulon konkurset për mësimdhënës (VIDEO) 6 minuta më parë