Turqi – Itali: Formacionet e mundshme zyrtare në sfidën e parë të “EURO2020” NULL NULL 10/06/2021 10/06/2021 Italia do të jetë mysafire në letër në duelin e parë hapëse të Kampionatit Evropian “EURO2020”, përball Turqisë. Në këtë sfidë, që do të zhvillohet të premten nga ora 21:00, në stadiumin ‘Olimpico’ të Romës, dy skuadrat vijnë pas një forme të mirë në ciklin kualifikues të fazës së grupeve, transmeton Klankosova.tv Hakan Çalhanoglu, prite të jetë fytyra kryesore e fazës ofanzive tek turqit, ndërsa tek italianët vlerësohen emrat si Bonucci, Chiellini, Barella, Immobile e Insigne, që luajnë kryesisht në kampionatin vendor të futbollit. Më poshtë formacionet e mundshme zyrtare: Turqia: Ugurcan Çakır; Zeki Çelik, Merih Demiral, Çaglar Soyuncu, Umut Meraş; Okay Yokuşlu, Ozan Tufan, Hakan Çalhanoglu, Cengiz Under, Kenan; Burak Yılmaz Italia: Donnarumma; Florenzi, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne. /klankosova.tv/