Kosova dhe Turqia bashkë për Mehmet Akifin NULL NULL 07.05.2015 20:19 07.05.2015 20:19 Qytetarë nga Kosova e Maqedonia ishin bërë bashkë në inaugurimin e xhamisë së rindërtuar që u financua nga Qeveria e Turqisë. Në Shushicë të Istogut, pjesëmarrësve në ceremoni iu bashkua me videolidhje edhe Recep Erdogan. Të gjithë u bënë bashkë rreth xhamisë që mban emrin e burrit të kësaj ane që ishte autor i himnit të Turqisë, Mehmet Akif Ersoy-it. Pjesëmarrës ishte edhe stërnipi 84 vjeçar i Mehmet Akif-it, Adem Mulaj, i cili ishte shumë i kënaqur. Për gazetarin Florent Zeqaj, ai tha se ne jemi bashkë, jemi vëllezër. Në intervistë për Klan Kosovën tha se ai tha se së fundmi ka kontaktuar me vajzën e Mehmet Akifit që jeton në Turqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 13 orë më parë