Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Turnetë pas Covid-19, shans për ta marrë seriozisht krizën klimatike sipas Healy

NULL NULL
18.05.2020 14:25
LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 21: Matthew Healy of The 1975 performs at The O2 Arena on February 21, 2020 in London, England. (Photo by Lorne Thomson/Redferns)

Frontmeni i brendit 1975, Matty Healy, ka folur për nevojën që turnetë të bëhen sa më shumë miqësorë me ambientin kur të marrë fund pandemia e koronavirusit.

Në një intervistë me ID, Healy ka përshkruar koncertet e drejtpërdrejta si “pelegrinazh fetar”, por ka paralajmëruar se ato duhet të bëhen më të qëndrueshme në mënyrë që të mbijetohet.

“Nuk e di! Kjo ide që njerëzit mund të vazhdojnë ta bëjnë atë që po e bëjnë dhe ta ngjeshin mjaftueshëm sa që ta bëjnë shoqërisht të pranueshme ka marrë fund. Duhet të ketë një lloj sacrifice”, ka thënë mes tjerash ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.