16:45, 1 Prill 2020

Operatorët në sektorin e turizmit në Shqipëri kanë filluar pushimet në masë nga puna. Ata po fshijnë nga listëpagesat punonjësit e tyre, pasi sektori është në prag kolapsi.

Një ndër degët kryesore të ekonomisë shqiptare ka marrë me koronavirusin goditjen e dytë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Deri të premten nuk ishin çregjistruar, ndërsa këtë javë qeveria do të shikojë shifrën e lartë të personave të dalë nga sigurimet shoqërore. Nga data 1 prill, strukturat shtetërore duhet të mbajnë përgjegjësi për të gjithë punonjësit tanë”, ka deklaruar kreu i Operatorëve Turistikë për Jugun, Vasil Bedinaj.

Në paketën e masave të qeverisë shqiptare nuk është parashikuar asnjë ndihmë për sektorin e turizmit i cili po përballet me anulimin e të gjitha rezervimeve, çka do të thotë zero të ardhura për operatorët. / A2 CNN

Konkurs Pune

Lexo më shumë