Turisti theu karrigen ‘Van Gogh’ në një muze italian, reagime të forta në rrjetet sociale NULL NULL 15.06.2025 16:26 15.06.2025 16:26 Një çift turistësh janë bërë viral në internet, por jo për arsye të mira. Në një incident të pazakontë, ata u filmuan nga kamerat e sigurisë në muzeun Palazzo Maffei në Verona teksa u ulën mbi një karrige që ishte pjesë e një ekspozite artistike. Vepra, e realizuar nga artisti Nicola Bolla, është një karrige e mbuluar me kristale që imiton karrigen e famshme nga piktura e Van Gogh-ut e vitit 1888. Megjithëse objekti ishte pjesë e ekspozitës, çifti e përdori për të bërë foto, duke e dëmtuar rëndë. Muzeu nuk ka bërë të ditur identitetin e çiftit, por ka publikuar videon me qëllim ndërgjegjësimin dhe edukimin e publikut për të respektuar artin dhe hapësirat muzeale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete MrBeast dhuron 500 mijë euro, kush është shqiptari që i fitoi 50 mijë prej tyre (VIDEO) 03/06/2025
Kuriozitete Ky është qyteti ku paguani taksë për qentë, edhe nëse nuk keni kafshë shtëpiake 25/05/2025