Turistë nga Austria me traktorë për pushime në Mal të Zi (FOTO) NULL NULL 30.06.2020 11:30 30.06.2020 11:30 Të gjithë ata që duken si turistë këto ditë po tërheqin vëmendjen, sepse ka mbi 90 përqind më pak sish në pragun e sezonit kryesor sesa vitin e kaluar në të gjithë bregdetin e Malit të Zi. Krejt kjo po ndodh për shkak të koronavirusit që ka kapluar mbarë botën, transmeton Klan Kosova. Sidoqoftë, siç raporton Radio Jadran, në vendkalimin kufitar “Debeli Brijeg”, ku ka pothuajse dhjetë herë më pak pasagjerë se vitin e kaluar, pak turistë nga Austria kanë shkuar atje të hënën. Ata kaluan kufirin me traktorë të modifikuar, të cilëve iu bashkëngjitën rimorkiot. Duket se austriakët me këta mjete kampingu të pazakonshme synojnë të udhëtojnë nëpër Mal të Zi, dhe ata qëndruan në Kotor. Ata nuk kishin nevojë për një test negativ për virusin korona, as karantinë, sepse Austria është në të ashtuquajturën lista jeshile e vendeve nga të cilat lejohet hyrja në Mal të Zi, raporton CDM, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.