Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tunizia pengon pjesëmarrjen e karateistëve të Kosovës në Kampionatin Mesdhetar

NULL NULL
nga Albert Bajrami 18.05.2023 12:59
Karate Kosova

Tunizia e ka penguar pjesëmarrjen e Kosovës në Kampionatin Mesdhetar për kadet, junior dhe senior i cili sot dhe përfundon të dielën.

Kryetari i Federatës së Karatesë Avni Gashi, tha për Klankosova.tv se Tunizia nuk i ka lëshuar vizat për karateistët kosovarë.

“Nuk na janë lëshuar vizat. Për t’i marrë ato duhet një kod i veçantë që e lëshon Ministria e Punëve të Jashtme të këtij vendi. Ne s’kemi mundur t’i marrim ato në aeroport”, tha Gashi për Klankosova.tv

“Arsyeja për këtë është se Tunizia nuk e njeh Kosovën dhe nuk kemi marrëdhënie diplomatike mes vete”, tha ai.

I pari i Federatës së Karatesë shtoi se ka komunikuar me institucionet përgjegjëse.

“Ne e kemi njoftuar edhe Komitetin Olimpik të Kosovës. Kemi komunikuar me Federatën e Tunizisë. Me federatën është gjithçka në rregull, por Ministria e Jashtme nuk e ka lejuar këtë kodin”, theksoi ai.

Kjo nuk është hera e parë që u godit karateja kosovare.

Karateistët nuk u lejuan të marrin pjesë me simbole shtetërore as në Evropianin e karatesë që u mbajt në Guadalajara të Spanjës në muajin mars.

Karateistët mbetën edhe jashtë Evropianit për të rinj, të mbajtur në Qipro.

Institucionet qipriote kishin kushtëzuar paraqitjen e Kosovës me heqjen dorë nga simbolet e shtetit/Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.