Tuneli i rrugës “Agim Ramadani” nis të ndërtohet në 2024-ën (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 27.05.2023 20:38 nga Agnesa Sahiti 27.05.2023 20:38 Tuneli Prishtine Makinat do t’iu lëshojnë vend këmbësorëve. Kjo pasi në rrugën “Agim Ramadani” do të ndërtohet një tunel në të cilin pastaj do të mund të kalojnë veturat, e pjesa sipër do të shndërrohet në shesh. Ai do të kalojë nga Teatri i Qytetit e deri te komuna e vjetër dhe nga Xhamia e Madhe në drejtim të gjimnazit “Sami Frashëri”. Nga Komuna pohuan se projektimi tashmë është përcjellë për tenderim. “Në kuadër të projektimit do të bëhen edhe analiza arkeologjike, të cilat do të na njoftojnë për pjesën nëntokësore sepse jemi në një zonë historike. Po ashtu do të punojmë në detaje sa i përket pjesës së projektimit dhe pasi ta kemi kontraktonin, për 3-4 muaj do ta kemi projektin dhe jemi të interesuar që pas përmbylljes së projektit ta buxhetojmë, që në vitin 2024 të nisin punimet”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Investimeve Kapitale, raporton Ju Flet Prishtina. E eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, pohon se kryeqyteti ka nevojë për këso projektesh të infrastrukturës, veçse këshillon që të bëhet studim i mirë i fizibilitetit paraprakisht. “Njëra nga projektet që është diskutuar kohë më parë, diku 6-7 vite është projekti i nënkalimit. Po shpresoj se do të ketë lëvizje për qendrën e Prishtinës, zonën e parë, si dhe do të jetë më pas një mundësi e mirë e qarkullimit të automjeteve duke ia shtuar edhe qarkoren rrethore, e cila është e domosdoshme për atë pjesë të qytetit”, tha Dedaj. Këtë e vlerësojnë edhe qytetarët pasi duan të kenë më shumë hapësirë për ta. Megjithatë ka edhe të atillë që janë skeptikë se kjo do të implementohet shpejt. Nga Komuna pohuan se kostoja do të dihet kur të përmbyllet projekti, por nga planifikimet aktuale kjo pritet të kushtojë rreth 4 milionë euro. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024