Tuna nuk ndalet së këshilluari - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tuna nuk ndalet së këshilluari

NULL NULL
30/05/2015

Dje kishte postuar një fotografi në instagram me porosinë: “Mbajeni private jetën tuaj seksuale, paratë e fituara dhe planet e juaja”.

Krijuesja e hitit “Fenix”, nuk ka të ndalur së këshilluari fansat e saj.

Sot ajo ka një porosi tjetër për ndjekësit e saj në instagram të cilët nuk janë të paktë në numër.

“Kurrë mos e ul ambicien tënde, vetëm pse dikush nuk ndihet rehat nga lartësia e saj”, shkruan Tuna, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja nga Shkupi, ka qenë shumë e përfolur kohëve të fundit për suksesin e saj në muzikë. Me tri këngët e fundit ajo në You Tube ka arritur klikime milionëshe.

Tunaaa