Tuhina vlerësohet lartë nga FIBA: Ajo është shpresë e madhe për Kosovën NULL NULL 07.08.2020 10:57 07.08.2020 10:57 Basketbollistja nga Kosova, Astera Tuhina, është vlerësuar lartë nga faqja zyrtare e FIBA-s (Federata Ndërkombëtare e Basketbollit). 15 vjeçarja ka hyrë në mesin e lojtareve që premtojnë shumë në të ardhmen, transmeton Klan Kosova. “Ajo luan me dy duart mjaft mirë, është e patrembur. Vitin e kaluar ka luajtur kundër lojtareve që ishin 4-5 vjet më të vjetër në Kampionatin Evropian të FIBA U20 të femrave, ku fitoi vlerësime të shkëlqyera”. “Ajo është një shpresë e madhe për Kosovën”, thuhet në faqen zyrtare të kësaj federate. Aktualisht, Tuhina luan në Spanjë, ku është transferuar dy vjet më parë nga Prishtina. Për suksesin e kësaj sportisteje, Klan Kosova dikur kishte përgatitur edhe një storie, të cilën mund ta shihni më poshtë: Ora 7 – Astera Tuhina, basketbollistja 13 vjeçare drejt Spanjës – Klan Kosova Ora 7 – Astera Tuhina, basketbollistja 13 vjeçare drejt Spanjës – Klan Kosova Ju sjellim storien për basketbollisten Astera Tuhina, e cila shumë shpejt do të niset për në Spanjë, për të nisur kështu një aventurë të re. Sfidat dhe arritjet e saj deri më sot i kuptoni përmes gazetares Shqipe Berisha. Publiée par Ora Shtate nê Klan Kosova sur Jeudi 31 mai 2018 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 21 orë më parë