Tuci lë anash egon për Shqipërinë: Në kombëtare nuk luajmë për vete, por për emblemën NULL NULL 13.11.2024 14:27 13.11.2024 14:27 Sulmuesi shqiptar, Indrit Tuci, ka folur para dy lojëve që Shqipëria i zhvillon ndaj Çekisë dhe Ukrainës në Ligën e Kombeve. “Kemi ardhur në kombëtare që të japim më të mirën. Këtu nuk jemi në klub, ku mund të mërzitesh se pse nuk luan. Kombëtarja është komplet ndryshe, nuk je këtu për veten. Je për kombin, për emblemën. Duhet të japim maksimumin, aq minuta sa je në fushë”, ja thënë Tuci në konferencë për media, sipas ABC News Albania. “Vetëm të luaj para tyre [tifozëve] është ndjenjë e veçantë dhe shpresoj shumë që ta shënoj golin. Nuk ka rëndësi për mua. Nëse e shënon Ramadani, do jem dyfish më i lumtur”, ka shtuar Ramadani. Tuci ende nuk ka shënuar gol për Kuqezinjtë, ndonëse numëron vetëm një paraqitje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.