Tuchel: Mbappe nuk do të largohet nga PSG NULL NULL 22.04.2019 17:47 22.04.2019 17:47 Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, ka thënë që është i bindur që Kylian Mbappe do të mbetet tek ky klub, pavarësisht spekulimeve që e lidhin me Real Madridin. Klubi spanjoll është lidhur me një transferim të 20 vjeçarit dhe raportohet se është i gatshëm t’ia paguajë një shumë të majme kampionit francez. “Kam qenë gjithmonë i bindur që ai do të jetë gjithmonë lojtari ynë”, ka thënë Tuchel. “Kjo është e rëndësishme që t’i arrijmë të gjitha objektivat tonaa. Të fitojmë, na nevojiten lojtarë si Kylian”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 23 orë më parë