"Tuatara" bisha 1.5 milionëshe që ka kapur shpejtësinë deri në 532 km/h (VIDEO)

“Tuatara” bisha 1.5 milionëshe që ka kapur shpejtësinë deri në 532 km/h (VIDEO)

NULL NULL
3 months më parë

Tuatara është një veturë super sportive e cila ka vlerën e 1.9 milionë dollarë (mbi 1.5 milionë euro).

“Bisha” i ka thyer rekordet duke kapur shpejtësinë 455 kilometër në orë gjatë dy testimeve që i ka realizuar në Florida.

Kjo veturë e ka thyer po ashtu edhe rekordin që mbante marka suedeze Koenigsegg Agera RS, i cili tre vjet më parë kishte kapur shpejtësinë 447 kilometër në orë.

Tuatara është veturë që ka motor me fuqi prej 1.750 kuajsh fuqi, ndërsa rekordi i shpejtësisë së saj u vërtetua nga “Racelogic USA”. Ajo u përcoll gjatë testimit edhe me disa sisteme satelitore.

Para tre muajsh kjo veturë ka arritur shpejtësinë deri në 532 kilometër në orë.