Tryeza për Reformën Zgjedhore, PD pritet të paraqesë propozimet e plota NULL NULL 28.02.2020 10:31 28.02.2020 10:31 Sot, në orën 11:00, mazhoranca, opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare i rikthehen diskutimit dhe propozimeve në tryezën e Reformës Zgjedhore. Takimi i sotëm u vendos pas kërkesës së mazhorancës që PD-ja t’i dorëzojë në tryezën e diskutimit të gjitha propozimet e saj që të mos humbasin kohë për të arritur afatin e përcaktuar për një produkt nga reforma, atë të 15 Marsit. Sot tryeza pret propozimet e plota të PD-së, një nga pikat e paadresuara mund të jetë diskutimi i metodologjisë dhe sistemi që ende nuk është prekur nga palët. Nga ana tjetër, ata kanë gjetur konsensus për rolin e policisë në zgjedhje dhe sinjalizuesit e korrupsionit, por nuk kanë rënë ende në dakordancë për procesin e ankimimit./ A2 CNN *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.