Truri i juaj mund të ju vrasë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Truri i juaj mund të ju vrasë

NULL NULL
27/02/2017

Fruktoza nuk futet në trupin tonë vetëm përmes konsumimit të lëngjeve të frutave, biskotave e çokollatave.

Shkencëtarët kanë zbuluar që truri prodhon poashtu një sasi të sheqerit që ndërlidhet me sëmundjet e zemrës dhe diabetin derisa konsumimi i ushqimeve me vlera të ulëta ushqyese vetëm sa e përkeqëson atë.

Shkencëtarët besojnë që sasia e lartë e fruktozës vjen shkaku i reagimeve në tru të quajtura shtigje të poliolit.

Kjo e kthen glukozën (burimin e energjisë në trup) në një lloj tjetër sheqeri të quajtur sorbitol. Nga aty pastaj konvertohet në fruktozë.

Poashtu u morën edhe mostra gjaku për ta matur sasinë e sheqerit për një studim të publikuar në ditarin e JCI Insight.

“Në këtë studim, ne e shfaqim për herë të parë që fruktoza mund të prodhohet në trurin e njeriut”, tha Janice Hwang, transmeton Klan Kosova.

“Duke treguar që fruktoza në tru nuk vjen veç si pasojë e konsumimit të saj, ne e kemi zbuluar që fruktoza mund të gjenerohet nga secili lloj i sheqerit që ne  konsumojmë. Kjo sjellë një tjetër dimension në të kuptuarit e efekteve të fruktozës në tru”, shtoi ajo.