15:28, 9 Maj 2019

Një oficer në policinë federale të Gjermanisë është në suspendim pasi që ka humbur armën e tij të shërbimit në një hotel të Berlinit.

Kërkimi është nisur për një pistoletë Glock 17 dhe municionin e tij, që oficeri e ka raportuar të humbur në mënjesin e të merkurës.

 

Ngjarja ka ndodhur në distriktin jugor të Berlinit Neukoln, në një nga hotelet ku po qëndronte kreu i shtetit gjerman.

Oficeri është pjesë e mbrojtjes së afërt në policinë e Saksonisë së Ulët. Kjo njësi është përgjegjëse për mbrojtjen e presidentëve të tanishëm dhe të kaluar.

Presidenti i tanishëm i Gjermanisë është Frank-Walter Steinmeier, shkruan Bildt përcjellë Klan Kosova.

Ish-presidentët që më parë janë mbrojtur nga kjo njësi janë Horst Kohler, Christian Wulff dhe Joachim Gauk.

Oficeri, emri i të cilit nuk është zbuluar, është suspenduar dhe ka filluar një hetim ndaj tij. Zyra e prokurorit publik në Berlin ka marrë përgjegjësinë e hetimeve.

Konkurs Pune

Lexo më shumë