Trupi i të zhdukurës Mirjeta Zeka-Shabani dyshohet se gjendet afër Ibrit

Trupi i të zhdukurës Mirjeta Zeka-Shabani dyshohet se gjendet afër Ibrit

NULL NULL
1 muaj më parë

Me kërkesë të familjes Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka autorizuar institucionet kompetente për të nisur kërkimet afër lumit Ibër në Mitrovicë për të gjetur trupin e Mirjeta Zeka-Shabanit, e cila është zhdukur që nga fundi i marsit të vitit 2019.

Dyshohet se trupi i saj gjendet në një lokacion afër lumit Ibër. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar vëllai i viktimës Rexhep Zeka.

Klan Kosova ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe me Prokurorinë Themelore, por ata nuk kanë dhënë detaje për rastin.

Klani ka raportuar për zhdukjen e 41-vjeçares më 26 dhjetor 2019.