Trupi i pajetë i Nishanit kalon nëpër Kosovë, për të vazhduar në drejtim të Shqipërisë (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trupi i pajetë i Nishanit kalon nëpër Kosovë, për të vazhduar në drejtim të Shqipërisë (VIDEO)

NULL NULL
nga Arjeta Sinani 31/05/2022

Trupi i pajetë i ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, është dërguar në vendin e tij të lindjes këtë të martë pasi kishte ardhur nga Gjermania.

Nishani kishte ndërruar jetë atje, pas një komplikimi shëndetësor që kishte me mëlçi.

Bartja e trupit të tij u bë përmes një furgoni kufomash nga Gjermania e deri në Shqipëri, njofton Klan Kosova.

Kjo u kritikua nga qytetarët që rastisën të shohin bartjen tyre.

“Po nuk është mirë, ai si president u dashtë me ceremoni, si gjithë tjerëve që i bëjnë në çdo vend, kjo është marri më së shumti”, ka thënë një qytetar.

Bile dikush tjetër thotë se do të kryente vet çdo shërbim nëse do ishte nevoja, vetëm se bartja e tij të bëhej siç i ka hije një ish-presidenti.

“Po nëse u kanë në pyetje ana financiare, materialisht, unë jam kanë në gjendje me pagu për me pru të paktën qysh i ka hije një ish-presidenti. Shumë keq”, ka thënë një qytetarë tjetër.