Trupat ruse bombardojnë tetë rajone në Ukrainë NULL NULL 26.04.2023 13:54 26.04.2023 13:54 Trupat ruse kanë bombarduar tetë territore në Ukrainë gjatë 24 orëve të fundit, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 16 në rajonin e Kharkiv, thotë Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës. Zyrtarët ukrainas konfirmuan se trupat ruse përdorën raketat e mbrojtjes ajrore S-300 në sulmin e tyre vdekjeprurës në Kupiansk, Kharkiv, të martën, i cili goditi një muze. Ushtria ruse ka përdorur në mënyrë të përsëritur S-300, të cilat mbrojtja ajrore e Ukrainës nuk mund t’i kapë, shkruan AlJazeera, transmeton Klankosova.tv