Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trupat e tre terroristëve serbë sot u dorëzohen familjarëve

NULL NULL
30.09.2023 14:23

Trupat e tre terroristëve serbë do t’u dorëzohen sot familjarëve.

Siç raporton gazetarja e Klan Kosovës, Abreshë Uka, familjarët kanë arritur pak para orës 14:00, teksa trupat do t’i marrin me mjetet e tyre transportuese.

Gjatë kësaj kohe janë duke u përfunduar edhe çështjet e fundit ligjore.

Përndryshe, Policia e Kosovës u sulmua më 24 shtator, nga një grup terroristësh serbë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Ndërkaq Policia vrau tre pjesëtarë të grupit terrorist.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.