Lajmet e fundit

Një nënë nga Britania e Madhe pretendon se policia e detyroi të largonte dekorimet e Halloween-it nga oborri i shtëpisë, pas ankesave të qytetarëve se ato ishin ofenduese, pasi paraqisnin trupa të varur dhe lidhej me vetëvrasjen.
Jade Savage tha se policia e kontaktoi më 18 tetor, duke i kërkuar të ndryshonte dekorimet. Edhe pse ajo i ktheu ato përmbys, një ditë më vonë, sipas saj, një tjetër zyrtar policor i kërkoi t’i largonte plotësisht, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.
Savage, e cila thotë se dekorimet janë traditë familjare prej dhjetë vitesh, e cilësoi reagimin si të tepruar, duke theksuar se bëhej fjalë për një zbukurim të thjeshtë për Halloween.
Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, ku opinionet u ndanë mes atyre që i konsideruan dekorimet pa shije dhe të tjerëve që i mbrojtën, ajo vendosi t’i largojë për të shmangur konfliktet.
