Trumpit iu dërguan letra me substancë vdekjeprurëse në Shtëpinë e Bardhë NULL NULL 19.09.2020 23:34 19.09.2020 23:34 Letrat e dërguara ditët e fundit në Shtëpinë e Bardhë dhe në agjencitë federale në Teksas kanë pasë në përmbajtje substancën vdekjeprurëse ricin derisa hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse zarfet e tjerë me këtë toksinë ishin dërguar përmes sistemit postar. Kështu ka njoftuar një zyrtar i zbatimit të ligjit për këtë çështje për New York Times, njofton Klan Kosova. Hetuesit besojnë se letrat janë dërguar nga Kanada dhe kanë identifikuar një grua si të dyshuar, tha zyrtari. Letra drejtuar Shtëpisë së Bardhë, e cila ishte për presidentit Trump, u kap, ashtu si letrat për zyrat federale në Teksas. Nuk ishte menjëherë e qartë se cilat nga zyrat federale ishin në shënjestër. Kontrollet e këtyre letrave bëhen nga posta para se të dërgohen në Shtëpinë e Bardhë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë