Trumpit i kërkohet të reagojë për zhdukjen e gazetarit saudit në Turqi NULL NULL 11.10.2018 10:31 11.10.2018 10:31 ISTANBUL, TURKEY - OCTOBER 08: A man holds a poster of Saudi journalist Jamal Khashoggi during a protest organized by members of the Turkish-Arabic Media Association at the entrance to Saudi Arabia's consulate on October 8, 2018 in Istanbul, Turkey. Fears are growing over the fate of missing journalist Jamal Khashoggi after Turkish officials said they believe he was murdered inside the Saudi consulate. Saudi consulate officials have said that missing writer and Saudi critic Jamal Khashoggi went missing after leaving the consulate, however the statement directly contradicts other sources including Turkish officials. Jamal Khashoggi a Saudi writer critical of the Kingdom and a contributor to the Washington Post was living in self-imposed exile in the U.S. (Photo by Chris McGrath/Getty Images) Presidenti amerikan, Donald Trump po përballet me presione të reja për të hetuar zhdukjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi dhe për të vendosur se a do t’i vë sanksione atyre që janë përgjegjës . Ai pranoi një letër nga një grup dypartiak i senatorëve, të mërkurën. Letra e cila kërkon një “hetim dhe sanksione të vendosura nga Global Magnitsky”, u shkrua nga republikanët dhe demokratët kryesorë në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, njofton Klan Kosova. Të mërkurën, Trump në një intervistë për “Fox News” tha, “se deri më tani duket sikur” sauditët janë pas zhdukjes së gazetarit, por që e urren të bëjë atë që duhet duke thënë se është shumë herët, shkruan CNN. Presidenti tha se bllokimi i shitjeve të armëve edhe më tutje në Arabinë Saudite “do të na dëmtonte”. Letra e shkruar nga grupi dypartiak i senatorëve thotë: “Akti i Llogaridhënies së të Drejtave të Njeriut, Global Magnitsky kërkon që Presidenti, pas marrjes së një kërkese nga Kryetari dhe Anëtari i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, të përcaktojë nëse një person i huaj është përgjegjës për torturë ose shkelje të tjera të rënda të të drejtave të njeriut, të njohura ndërkombëtarisht kundër një individi që ushtron lirinë e shprehjes dhe t’i raportojë Komitetit brenda 120 ditëve me një vendim dhe vendim mbi shqiptimin e sanksioneve ndaj atij personi ose personave të huaj.” “Ne kërkojmë që ju të caktoni një vendim për sanksione në përputhje me Global Magnitsky për të Drejtat e Njeriut në lidhje me çdo person të huaj përgjegjës për një shkelje të tillë lidhur me Khashoggi”, shkruhet në letër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.