Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trumpi thotë se Izraeli ka rënë dakord me kushtet për armëpushim 60-ditor në Gaza

NULL NULL
02.07.2025 08:26

Izraeli ka rënë dakord për “kushtet e nevojshme” për të finalizuar një armëpushim 60-ditor në Gaza, tha presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se gjatë armëpushimit të propozuar, SHBA-të do të “punojnë me të gjitha palët për t’i dhënë fund luftës”.

“Katarianët dhe egjiptianët, të cilët kanë punuar shumë për të ndihmuar në sjelljen e Paqes, do të paraqesin këtë propozim përfundimtar. Shpresoj… që Hamasi ta pranojë këtë Marrëveshje, sepse nuk do të përmirësohet – DO TË PËRKËQENOHET VETËM”, shkroi Trump.

Izraeli nuk ka konfirmuar se ka rënë dakord për kushtet e një marrëveshjeje dhe nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga Hamasi.

Njoftimi i Trumpit vjen para një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të planifikuar për javën e ardhshme, në të cilin presidenti i SHBA-së ka thënë se do të jetë “shumë i vendosur”.

Presidenti amerikan tha të martën se besonte se Netanyahu donte t’i jepte fund armiqësive në Gaza, transmeton Klankosova.tv.

“Ai dëshiron. Mund t’ju them se dëshiron. Mendoj se do të kemi një marrëveshje javën e ardhshme”, shtoi Trump.

Të martën, Ministri i Çështjeve Strategjike të Izraelit, Ron Dermer, do të takohej me të dërguarin special të SHBA-së në Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio dhe Zëvendëspresidentin JD Vance në Uashington.

Më parë, ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, i tha BBC-së se Izraeli ishte “absolutisht” gati për një armëpushim.

Duke folur për BBCDanon tha se Hamasi po “luante fort”.

“Ne po ushtrojmë presion mbi Hamasin dhe nëse ata nuk do të ulen në tryezën e bisedimeve, e vetmja mundësi që do të kemi për të rikthyer pengjet është të ushtrojmë më shumë presion ushtarak”, tha Danon.

“Lufta do të përfundojë kur pengjet të kthehen në shtëpi”, shtoi ai.

Rreth 50 pengje izraelite janë ende në Gaza, të paktën 20 prej të cilëve besohet se janë gjallë.

Javën e kaluar, një zyrtar i lartë i Hamasit i tha BBC-së se ndërmjetësit kanë rritur përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim të ri dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza, por se negociatat me Izraelin mbeten të bllokuara.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.