Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trumpi tha se do të ndalte luftën në Ukrainë, Kremlini refuzon të komentojë pretendimin

NULL NULL
29.06.2024 11:32
Arkiv: Ish-presidenti amerikan, Donald Trump. Foto: AP

Kremlini ka refuzuar të komentojë pasi Donald Trump ka thënë se nëse në nëntor rizgjedhet si president, ai do të zgjidhë luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Trumpi i bëri komentet gjatë debatit presidencial të ShBA-së të së enjtes, ku ai dhe presidenti Joe Biden garuan për t’u dukur më të ashpër në politikën e jashtme.

“Për sa i përket Rusisë dhe Ukrainës, nëse do të kishim një president të vërtetë, një president që e dinte – që respektohej nga Putini, ai nuk do ta kishte pasur kurrë – nuk do ta kishte pushtuar kurrë Ukrainën”, tha Trump.

Bideni u përgjigj: “Vazhdoni, lëreni Putinin të hyjë dhe të kontrollojë Ukrainën, dhe pastaj të vazhdojë në Poloni dhe vende të tjera. Shihni çfarë ndodh atëherë. Ai nuk e ka idenë se për çfarë dreqin po flet”.

Kremlini e minimizoi rëndësinë e ngjarjes, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.

“Unë nuk mendoj se ju prisni që presidenti i Rusisë të vendosë një orë alarmi, të zgjohet para mëngjesit dhe të shikojë debatet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet nëse e kishte parë debatin.

“Debatet në Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e çështjeve kryesore në agjendë”, shtoi ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.