Trumpi sanksionon kompani të huaja për të kufizuar aftësitë ushtarake të Iranit NULL NULL 20.06.2025 18:39 20.06.2025 18:39 Donald Trump - CNN, 12.05.2025 Administrata Trump këtë të premte sanksionoi disa kompani të huaja për të kufizur aftësitë ushtarake të Iranit, ndërsa konflikti me Izraelin vazhdon. Departamenti i Thesarit tha në një deklaratë se bizneset dhe individët e sanksionuar furnizuan Iranin me “makineri të ndjeshme” dhe kërkime “që mbështesin programet e raketave balistike, mjeteve ajrore pa pilot dhe armëve asimetrike të regjimit”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. “Shtetet e Bashkuara mbeten të vendosura të ndërpresin çdo përpjekje të Iranit për të siguruar teknologjinë, përbërësit dhe makineritë e ndjeshme me përdorim të dyfishtë që mbështesin programet e raketave balistike, mjeteve ajrore pa pilot dhe armëve asimetrike të regjimit. Ne kemi qenë të qartë: ata që i mundësojnë këto skema do të mbahen përgjegjës”, tha Sekretari i Thesarit Scott Bessent në një deklaratë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shteti pagoi gjysmë milioni euro në 5 muaj për persona që u burgosën e arrestuan pa faj 13 minuta më parë
Lajme Trump: Vështirë t’i kërkohet Izraelit që t’i ndalë sulmet në Iran – Evropa s’mund të ndihmojë në këtë situatë 26 minuta më parë
Lajme Çka deklaruan ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë e Britanisë në takimin me homologun e tyre iranian? 27 minuta më parë