Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trumpi pritet t’i rrisë tarifat për disa vende deri në 70%

NULL NULL
04.07.2025 22:51
Presidenti amerikan, Donald Trump. Foto: AP
Presidenti amerikan, Donald Trump. Foto: AP

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do t’i njoftojë 10 deri në 12 vende në pesë ditët e ardhme për tarifat e reja të cilat Shtëpia e Bardhë do t’i aplikojë.

Trumpi tha se në shumicën e rasteve, tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 gusht të këtij viti.

“Ato do të variojnë nga ndoshta 60% ose 70%, deri në 10% apo 20%, por do të fillojnë të dërgohen diku nesër. Kemi përgatitur versionin përfundimtar, dhe ai shpjegon saktësisht se sa do të paguajnë vendet për tarifa”, tha Trump, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Në prill, Trump kishte vendosur tarifa “reciproke” deri në 50% për shumicën e partnerëve tregtarë të Amerikës.

Kështu që tarifat 60% apo 70% do të tejkalonin këto norma, çka kishte shkaktuar rënie të fortë të tregjeve të aksioneve, ndërsa obligacionet dhe dollari amerikan kishin humbur ndjeshëm në vlerë.

Tregjet amerikane të aksioneve dhe obligacioneve ishin të mbyllura të premten për festën e Pavarësisë, por tregjet e huaja dhe kontratat e së ardhmes pësuan rënie në mbarë botën.

Ende nuk është e qartë se cilat vende do t’i marrin këto letra, por Trumpi ka kritikuar më parë partnerë të caktuar tregtarë për marrëveshje të pabarabarta, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Japoninë.

 Këtë javë, Trump kërcënoi se do t’i dërgonte një letër Japonisë, duke vendosur një tarifë deri në 35%.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.