Trumpi nominon zyrtarisht Marco Rubion për Sekretar të Shtetit NULL NULL 13.11.2024 21:47 13.11.2024 21:47 Donald Trump dhe Marco Rubio. Foto: AP Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha të mërkurën se do të emëronte senatorin Marco Rubio nga Florida për Sekretar të Shtetit. Vendimi i Trumpit, i cili ishte parashikuar, i shtohet ekipit të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare që ai po e plotëson shpejt në ditët pas rizgjedhjes, raporton NYT, transmeton Klankosova.tv. Rubiou zgjodh për herë të parë në Senat në vitin 2010. Ai ka shprehur një qasje agresive të politikës së jashtme ndaj Kinës, Iranit dhe Venezuelës, vende që Trumpi i kritikonte shpesh gjatë fushatës. Trump, në një deklaratë, tha se Rubio do të ishte “një avokat i fortë për kombin tonë, një mik i vërtetë i aleatëve tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë para kundërshtarëve tanë”. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Armëmbajtje pa leje në Shtime e Ferizaj – një person lirohet, tjetri dërgohet në mbajtje 18 minuta më parë