Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trumpi i kërkon sërish Netanyahut të ndalet lufta në Gaza

NULL NULL
11.06.2025 19:18

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka kërkuar sërish kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që ta ndalë luftën në Gaza.

Trumpi i kërkoi Netanyahut edhe ndalimin e bisedimeve për një sulm ndaj Iranit, ku thirrja për ndryshim kursi nga Izraeli vjen ndërkohë që Uashingtoni po shtyn për një marrëveshje bërthamore me Iranin.

Netanyahu mblodhi ministrat kryesorë të martën në mbrëmje, pasi, sipas zyrës së tij, kishte “disa përparime” në negociatat për një marrëveshje armëpushimi.

Ndërsa, ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, tha se ka pëprarim në bisedimet për armëpushim që synojnë gjithashtu kthimin e pengjeve nga Gaza.

“Izraeli është serioz në dëshirën e tij për të siguruar një marrëveshje për pengjet. Ka pasur së fundmi njëfarë përparimi,” tha Sa’ar, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Në anën tjetër, Hamasi tha se mbetet i hapur ndaj marrëveshjes së armëpushimit të propozuar nga i dërguari amerikan Steve Ëitkoff, por tha se kërkon garanci më të forta kundër sulmeve izraelite.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.